
Në Kosovë u regjistruan të hënën 66 raste të reja të infektuar me koronavirus dhe asnjë viktimë, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në 24 orët e fundit u shëruan 141 pacientë, duke e çuar në 12,815 numrin në total.
Numri i rasteve aktive është 1,778 persona.
Në total, Kosova raporton 15,208 të infektuar dhe 615 viktima që nga nisja e pandemisë Covid-19.