Kosovë, AAK dhe Nisma gjobiten për shkelje të rregullave anti-COVID gjatë fushatës

Nga Exit News
Kosovë, AAK dhe Nisma gjobiten për shkelje të rregullave anti-COVID gjatë fushatës

Dy parti në Kosovë u gjobitën të martën me 2 mijë euro gjobë pasi shkelën masat kundër Covid-19 gjatë zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. Konkretisht janë gjobitur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri bëri me dije lajmin duke shkruar se  janë duke vazhduar vendosjen e gjobave ndaj atyre që nuk respektojnë masat:

“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit”.

Kreu i AAK postoi në Facebook një foto nga takimet ku shihet një grumbullim i madh njerëzish:

“Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj”.

Dhe kreu i Nismës Fatmir Limaj, postoi të martën   po ashtu një foto nga takimet, ku po ashtu ka një numër të madh njerëzish të grumbulluar.

Më herët edhe Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkelje të rregullave kundër Covid-19.

Ndërkohë aktivistë të Partisë Social Demokrate në Kosovë protestuan pak kohë më parë  për dy standardet e policisë në Kosovë. Sipas PSD, policia  i vendos gjoba qytetarëve kur nuk respektojnë masat anti-Covid, ndërsa partive jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>