Kosovë, arrestohen aktivistët e PSD, protestuan kundër policisë

Nga Exit News
Kosovë, arrestohen aktivistët e PSD, protestuan kundër policisë

Aktivistë të Partisë Social Demokrate në Kosovë u arrestuan, të martën, pasi protestuan për dy standardet e policisë në Kosovë. Sipas PSD, policia  i vendos gjoba qytetarëve kur nuk respektojnë masat anti-Covid, ndërsa partive jo.

Ata shkruajtën në murin Policisë parullën: “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Pas aksionit të PSD, aktivistët e kësaj force politike u konfrontuan me policinë.

PSD ka bërë me dije se të arrestuarit janë: Dardan Molliqaj, Teuta Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi.

PSD e cilësoi të padrejtë arrestimin e aktivistëve dhe kërkoi lirimin e tyre.

Sipas PSD-së, aksioni i tyre ishte simbolik për nxjerrë në pah standardin e dyfishtë të policisë.

Në deklaratën e PSD thuhet se policia ka vendosur gjoba prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike. Më tej PSD shton:

“Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen.”

Ndërkohë të hënën Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë pasi ka thyer rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani, kjo është e vetmja gjobë ndaj partive politike, të cilat kanë nisur fushatën elektorale dhe nuk po respektojnë masat anti-Covid.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri shprehet se askush nuk është mbi ligjin dhe i ka bërë thirrje partive politike të respektojnë vendimet që i kanë votuar vetë.

auto eee

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>