Blerim Kuçi, ministri i Ekonomisë në Kosovë, ka dhënë të mërkurën dorëheqjen nga posti.
Përmes një letre drejtuar kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Kuçi ka sqaruar se nuk dëshiron të angazhohet në fushatën elektorale të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa është dhe ministër.
Kuçi u shpreh:
“Arsyeja e kërkesës për lirim nga detyra është se nuk dëshiroj që posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit të jetë temë e ndonjë debate se pse një ministër po angazhohet në fushatë në masën që po angazhohem tash.”
Ai theksoi se të dyja postet kërkojnë shumë angazhim dhe nuk mund të kryhen njëkohësisht.
Deri më tani, dorëheqja e Kuçit nuk është pranuar ende nga kryeministri Hoti.