Kosovë, Kadri Veseli zgjidhet Kryetar i Kuvendit

Kosovë, Kadri Veseli zgjidhet Kryetar i Kuvendit

Kadri Veseli është rizgjedhur sot për të dytin mandat radhazi si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas negociatave për zgjidhjen e krizës, Kuvendi  i Kosovës miratoi me 62 vota pro kandidaturën e Veselit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Senca e sotme ishte vazhdimësia e seancës së 3 gushtit e cila u ndërpre për shkak të mungesës së votave.

Bashkë me kryetarët u zgjodhën dhe pesë nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjne kryesinë e re të Kuvendit.

Që prej zgjedhjeve të parakohshme të qershorit, Kosova ishte përfshirë në një krizë politike pasi asnjë koalicion nuk kishte votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Pas arritjes së negociatave dhe votimit të Veselit, pritet që koalicioni PDK, AAK, NISMA dhe AKR të nisin punën për formimin e qeverisë së re, kryeministri i së cilës do të jetë Ramush Haradinaj.

 

Lajme te ngjashme