Pritet të shpall të dielën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, pasi një ditë më parë u mbyll edhe numërimi i votave të dërguara me postë.
Kësaj radhe, janë rinumëruar rreth 564 vendvotime dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.
Pas shpalljes së rezultatit, do të duhet të procesohen edhe ankesat e subjekteve politike, në mënyrë që procesi të mbyllet përfundimisht.
Ankesat do të mund të paraqiten 24 orë nga momenti i shpalljes së rezultatit nga ana e KQZ-së dhe vendimi në lidhje me to duhet të merret brenda tri ditësh.
Nëse palët do të duan të apelojnë vendimet, ato mund t’i drejtohen brenda 24 orëve Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme, të cilat kanë gjithashtu 3 ditë kohë për të vendosur.
Vetëm në përfundim të këtij procesi, KQZ mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës.