Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatin final të votimeve të 6 tetorit dhe listën zyrtare të deputetëve të ardhshëm të Kuvendit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për shtyp deklaroi se në zgjedhje kanë votuar 826 937 votues nga 1 milion e 961 mijë të regjistruar, ose 44,72 për qind e votuesve.
Zonja Daka bëri publike dhe rezultatet për secilën parti:
– Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220.811 vota (26.29 për qind);
– LDK ka fituar 206.458 vota (24.458 për qind);
– PDK ka fituar 178.645 vota (21.163 për qind);
– AAK-PSD ka fituar 96.883 vota (11.477 për qind);
– Lista Serbe ka fituar 57.015 vota (6.74 për qind);
– Nisma-AKR-PD ka fituar 42.072 vota (4.984 për qind).
Këto vota KQZ i ka përkthyer dhe në numër deputetësh, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë, LDK-ja 29 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, Lista serbe 10 deputetë, ndërsa Nisma-AKR-PD nuk ka mundur të fitojë asnjë mandate deputeti.