Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka kërkuar presidenti Thaçi të mos ushtrojë më presion për krijimin e qeverisë së re.
Me anë të një letre ku i përgjigjej thirrjes së presidentit të 10 janarit, për të nxituar e marrë një vendim: nëse do të formojë qeverinë e re apo do të shkojë në zgjedhje, Kurti shprehet se “mesazhi i Thaçit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërin kërcënues, në këtë rast për subjektin fitues.”
Kurti shkroi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e zgjedhjeve do t’i dërgojë presidentit propozimin e saj për kryeministër në të ardhmen e afërt dhe sa gjithë kësaj kohe ka punuar për arritjen e një koalicioni dhe se bisedimet me LDK-në janë drejt finalizimit.
Sot bëhen 99 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe Kosova ende nuk ka qeverinë e re. Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa janë takuar vazhdimisht ditët e fundit por ende nuk kanë bërë publike planin për koalicionin qeveritar.