Kosovë, organizatat e shoqërisë civile kërkojnë njohjen e partneriteteve mes të njëjtit seks

Nga Patris Pustina
Kosovë, organizatat e shoqërisë civile kërkojnë njohjen e partneriteteve mes të njëjtit seks

OJQ-të dhe organizatat e shoqërisë civile (OShC) në Kosovë nisën një peticion për të përfshirë martesën mes të njëjtit seks në Kodin Civil të Kosovës.

Një numër i OShC-ve të Kosovës kanë konstatuar se Projekt-Kodi Civil i vendit shkel të drejtën të e komunitetit LGBT për partneritet civil. Kodi përcakton martesën “si një bashkësi e regjistruar ligjërisht midis dy bashkëshortëve të gjinive të ndryshme”, dhe thotë që “burri dhe gruaja” kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë një familje. Ndërkohë, ajo lejon krijimin e mundshëm të marrëdhënieve të tjera civile me ligj të veçantë.

Rregullimi i marrëdhënieve mes të njëjtit seks me ligj të veçantë, sipas OShC-ve, përbën diskriminim për shkak të orientimit seksual, pasi precedentët tregojnë se çështjet e përfshira në një ligj të veçantë “në të vërtetë nuk janë rregulluar kurrë në Kosovë”.

Për më tepër, Ministri i Drejtësisë në Kosovë deklaroi në një konferencë shtypi më 7 korriku se ai ka ruajtur “bërthamën tradicionale” të martesës, diçka për të cilën organizatat pretendojnë demonstrojnë një favorizim të qartë ndaj çifteve me seks të kundërt.

Kështu, bazuar në nenin 37 të Kushtetutës së Kosovës “i cili garanton të drejtën për tu martuar dhe krijuar familje për të gjithë qytetarët”, peticioni kërkon që të gjitha partneritetet e mundshme, qofshin ato martesa apo partneritete civile, të rregullohen me Kodin Civil të Kosovës.

Në fillim të korrikut, Mali i Zi u bë i pari vend në Ballkanin Perëndimor, i cili miratoi ligjin për njohjen e partneriteteve mes të njëjtit seks.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>