PE nxit një qeveri të re, jo zgjedhje të parakohshme në Kosovë

PE nxit një qeveri të re, jo zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Dy raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul i kanë bërë thirrje liderëve kosovarë të formojnë sa më parë një qeveri të re që të mund të drejtojë vendin në këtë moment të vështirë, duke përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

Në një deklaratë për median, menjeherë pas rrëzimit të qeverisë Kurti mbrëmjen e 25 marsit, ata shprehen:

“Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë.

Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit.”

Edhe përpara votimit në kuvend të mocionin të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, propozuar nga LKD, ambasadori i Gjermanisë i bëri thirrje klasës politike që të fokusohen tek lufta e përbashkët kundër koronavirusit dhe jo tek luftrat politike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>