Kosovë, partitë shpenzojnë qindra mijëra euro për katër ditë fushatë

Kosovë, partitë shpenzojnë qindra mijëra euro për katër ditë fushatë

Portalet kosovare kanë publikuar sot rezultatet e monitorimit të dy organizatave të pavarura, Demokraci Plus dhe Çohu!, të shpenzimive të fushatës elektorale nga partitë në Kosovë.

Fokus i këtij monitorimi ka qenë fushata e partive politike në media, duke përfshirë televizionet, portalet, gazetat dhe transmetimet e drejtëpërdrejtave të mitingjeve. Organizatat kanë monitoruar shpenzimet e partive për katër ditë të fushatës.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, që propozon si kryeministër Ramush HAradinajn, për katër ditë të fushatës ka shpenzuar më së shumti krahasuar me partitë tjera politike.

Ky koalicion nga shpenzuar:

55 251 euro për transmetimin e reklamave në televizione;

23 350 euro për reklama në portale online;

36 000 euro për xhirimet dhe transmetimet e drejtëpërdrejta të mitingjeve;

17 300 euro për xhirimin e spoteve televizive;

3 250 euro për reklama në gazeta.

Në total në katër ditë fushtë, Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka shpenzuar  135 151 euro, pra mesatarisht 33 787 euro për ditë.

Koalicioni mes partisë së ish-Kryeministrit Isa Mustafa, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe partisë së re Alternativa, ka shpenzuar:

25 970 euro euro për transmetimin e reklamave në televizione;

44 000 euro për xhirimet dhe transmetimet e drejtëpërdrejta të mitingjeve;

21 400 euro për xhirimin e spoteve televizive;

20 500 euro për reklama në portale online;

LEXO  Autobusi i Kosovës del nga rruga në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

3 560 euro për reklama në gazeta.

Në total, ky koalicion ka shpenzuar 115 430 euro për katër ditë fushatë elektorale, pra mesatarisht  euro për ditë.

Ndërkohë shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosja janë dukshëm më të ulta:

3 661 euro për transmetimin e reklamave në televizione;

1 700 euro për xhirimin e spoteve televizive;

28 000 euro për për xhirimet dhe transmetimet e drejtëpërdrejta të mitingjeve;

260 euro për reklama në gazeta.

Në total, Lëvizjë Vetëvendosja ka shpenzuar 33 621 euro për katër ditë fushatë elektorale.

Përfaqësues të dy organizatave thanë se partitë politike nuk janë treguar transparente dhe nuk pranojnë të deklarojnë burimin e parave.

“E para është se donatorët nuk duan t’u zbulohet emri. Partitë politike nuk i deklarojnë të gjitha se pastaj bien në kundërshtim më limitet ligjore, kufizimet të cilat i vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në rastet e tjera, partitë politike nuk i kanë nën kontrollin e vet as kandidatet individual”, u shpreh Isuf Zejna nga Demokraci Plus.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>