Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK drejt finalizimit të koalicionit, ndahen ministritë

Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK drejt finalizimit të koalicionit, ndahen ministritë

Koalicioni qeverisës në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së pritet të finalizohet sot.

Sipas mediave në Kosovë, pas bisedimeve disa javëshe dy partitë kanë gjetur dakordësinë për programin e ri të qeverisë dhe ndarjen e ministrive dhe posteve të tjera.

Televizioni Klan Kosova shkroi sot se sipas një marrëveshje që ka arritur të sigurojë, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë këto ministri:

  1. Ministria e Financave;
  2. Ministria e Jashtme;
  3. Ministria e Shëndetësisë;
  4. Ministria e Drejtësisë;
  5. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
  6. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë këto ministri:

  1. Ministria e Brendshme;
  2. Ministria e Mbrojtjes;
  3. Ministria e Infrastrukturës;
  4. Ministria e Zhvillimit Ekonomik;
  5. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Minoriteti serb do të drejtojë Ministrinë e Kthimit.

Minoritetet e tjera do të drejtojnë Ministrinë e Kulturës.

Po ashtu, drejtimi i Kuvendit mësohet se do t’i jepet Vjosa Osmanit nga LDK.

Një ditë më parë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha qartë se kryeministër i vendit do të jetë ai.

Parlamenti dhe qeveria e re priten të konstituohen më 24 dhjetor 2019, në seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>