KPA do të shqyrtojë me 4 nëntor ankimin e Arjana Fullanit

Nga Exit News
KPA do të shqyrtojë me 4 nëntor ankimin e Arjana Fullanit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë me 4 nëntor ankimin e ish anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani për humbjen e së drejtës për të qënë pjesë e sistemit gjyqësor për 15 vjet.

Në vitin 2019, Arjana Fullani kërkoi ndërprerje të procesit të vetingut të saj pasi i kishte mbaruar statusi i anëtares së Gjykatës së Lartë dhe refuzoi të shkonte në gjykatë të Apelit.

Komisioni në vendimin e korrikut 2019 vendosi ndërprerjen e procesit dhe humbjen e të drejtës për të qënë pjesë e sistemit të drejtesisë për 15 vjet. Kjo me argumentin se Fullani ka dhënë dorëheqjen nga statusi i gjyqtares.

Fullani argumenton se ajo ka dhënë dorëheqjen para se të niste procesi i vetingut dhe kështu nuk duhet të penalizohet nga parashikimi i mësipërm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>