KPA hedh shortin për zëvendësimin e Dacit në 6 çështje, mes tyre e Donika Prelës

Nga Exit News
KPA hedh shortin për zëvendësimin e Dacit në 6 çështje, mes tyre e Donika Prelës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për të zëvendësuar anëtarin e KPA, Luan Daci në 6 çështje që do të shqyrtohen gjatë muajit korrik dhe shtator.

Vendimi erdhi pas pezullimit të tij nga detyra, për shkak se u mor si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Çështjet, për të cilat është hedhur shorti janë të Donika Prelës, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Regleta Panajotit, Fatmir Lushit dhe Dritan Pekës.

Ndërkohë ende nuk ka një vendim për çështjet e tjera, në të cilat Daci është pjesë e trupit gjykues.

KPA pezulloi nga detyra të premten Daci pasi SPAK e mori si të pandehur nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Të enjten, SPAK e akuzoi zyrtarisht anëtarin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci për fallsifikim dokumentash.

Daci u kallëzua në SPAK nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>