Kolegji i Posaçëm i Apelimit largoi përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, ish-gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.
Në njoftim thuhet se trupi gjykues i KPA i përbërënga Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo vendosën të lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vetimgut për shkarkimin e Mulkurtit.
Mulkurti u shkarkua në qershor të 2019 për probleme me pasurinë. Trupa e KPK-së, e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Valbona sanxhaktari dhe Genta Bungo vlerësoi gjyqtarin në të trija kriteret, por gjeti probleme në deklarimin e pasurisë dhe mungesës së burimeve ligjore për të justifikuar pasurinë.
Kështu, sipas KPK-së, gjyqtari nuk kishte burime të ligjshme për të paguar një këst prej 20 mijë euro të një apartamenti, shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, një shtëpi me qira në Tropojë dhe një tokë 1 mijë metra katrorë.