KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako.

Në vendimin e ditës së premte, KPA vendosi të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Më herët, Gjykata e Apelit Administrativ rrëzoi vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për rastin e saj me argumentin refuzimi për të shkuar në një pozicion nuk është dorëheqje.

Por kjo duket se nuk pati ndikim në vendimarrjen e KPA-së.

Deri më tani, KPA ka mbajtur qëndrimin se kush është larguar nga sistemi gjyqësor e ka të ndaluar të rikthehet në sistem për 15 vite.

KPA pranoi kërkesën e Qirjakos për të pezulluar procesin ndaj saj deri në një vendim të Apelit Administrativ.

Qirjako paditi Këshillin e Lartë Gjyqësor për shkak se i ka hequr statusin e magjistrantes pas dorëheqjes së saj. Qirjako dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të saj në vitin 2016.

Për këtë arsye KLGJ në prill të 2019 vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Qirjakon pasi ajo kishte refuzuar caktimin në një pozicion në apel si gjyqtare.

Në korrik të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për Qirjakon pasi kishte dhënë dorëheqjen nga detyra.

Gjithashtu KPK vendosi që Qirjako nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Këtë vendim, ish-gjyqtarja e ankimoi në KPA dhe paralelisht hapi në Apelin Admininstrativ një proces kundër vendimit të KLGJ-së që i hoqi asaj statusin e magjistrates.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>