Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndaloi ish gjyqtarin Apelit Astrit Haxhialushi për të qënë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vite.
Vendimi u mor Albana Shtylla, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.
Haxhialushi u dorëhoq nga posti gjyqtarit në vitin 2019.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Haxhialushi nuk ka kryer ankim ndaj vendimit të KLGj dhe vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit dhe të deklarojë humbjen e së drejtës së tij për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.