Kolegji i Posaçëm i Apelimit largoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, ish gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Agim Bendo.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari Natasha Mulaj,Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Bendo ankimoi vendimin e KPK për përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi gjyqësor për shkak të dorëheqjes.
Avokati i tij gjatë seancës pohoi se Bendo tha se ankimi është kryer për arsye morale, duke argumentuar se largimi nga detyra ishte bërë për shkak të daljes në pension dhe jo për t’ju shmangur procesit të rivlerësimit.
KPA vendosi të rrëzonte ankimin e Bendos me argumentin se vendimi i KPK është i drejtë.