
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas mbylljes së hetimeve javën e shkuar, vendosi përfundimisht përjashtimin e ish-gjyqëtarit Alaudin Malaj nga sistemi i drejtësisë, për një perjudhë prej 15 vjetësh.
Më herët kjo masë ishte vendosur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ishte apeluar nga Malaj, që akuzonte trupën gjykuese të KPK si të njëanshme dhe të lidhur me ish ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.
Alaudin Malaj është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.
Gjithashtu, Malaj ishte një nga 5 anëtarët e trupit gjykues që dhanë pafajësi për të gjithë anëtarët e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”. Madje në 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin ndaj 5 gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda, me kërkesë të ish-presidentit Bujar Nishani.