Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka pezulluar shqyrtimin e çështjeve ku anëtarë i trupës gjykuese është Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Në një njoftim për shtyp, KPA njofton se “do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, dhe ndërkohë do të vazhdojë me çështjet e tjera.
Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit, më 24 maj, duke konfirmuar vendimin e datës 20 maj, të SPAK-ut.
Daci, akuzohet për fallsifikim dokumentash, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së.