Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci deri në një vendim nga Gjykata e Lartë, mbi rekursin që ai ka bërë për vendimin e Apelit të Posaçëm i cili e ka dënuar me burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA-së, Luan Daci me 8 mars, për fallsifikim dhe fshehje të dokumentave të aplikimit. Dënimi atij i është konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.
Më 2 qershor 2021, KPA njoftoi se do të niste procedim disiplinor ndaj Luan Dacit, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për ta shkarkuar atë nga ky institucion.
Luan Daci u shkarkua në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.
Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.
Në vijim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit, por pas vendimit të formës së prerë Daci ka refuzuar të largohet nga KPA-ja.
Ai ka ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm në Gjykatën e Lartë.