KPA refuzon të publikojë mendimin e vëzhguesit të ONM për rastin Sevdari

Nga Exit News
KPA refuzon të publikojë mendimin e vëzhguesit të ONM për rastin Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 25 prill 2019 të mos publikonte mendimin kundër të vëzhguesit të ONM Ferdinando Buatier de Mongeot, për shkarkimin e ish prokurores Antoneta Sevdari.

Sipas Reporter.al, mbledhja e gjyqtarëve vendosi kundër kundër kërkesës së vëzhguesit të ONM, Mongeot, për të publikuar mendimin e tij sëbashku me vendimin për shkarkimin e zonjës Sevdari. KPA vendosi se mendimet ndryshe të ONM-së nuk do të publikoheshin dhe as do të bëheshin pjesë e dosjes gjyqësore.

Mendimi i vëzhguesit të ONM kritikonte shumicën në Kolegj se i kishte bërë interpretim të gabuar ligjit në vendimin për shkarkimin e prokurores Sevdari. Vëzhguesi shprehet po ashtu se KPA nuk kishte prova të mjaftueshme për të shkarkuar Sevdarin dhe se gjetjet  lidheshin kryesisht me pamundësinë për të provuar pagesën e tatimeve.

Për më tepër lexo këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>