Vetingu shkarkon anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Nga Exit News
Vetingu shkarkon anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daci, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Me largimin e Dollapajt, KLP mbetet me 9 anëtarë. Më parë është shkarkuar dhe Besnik Cani, i cili ende nuk është zëvendësuar.

Arben Dollapaj kaloi me sukses vetingun në shkallën e parë dhe u konfirmua në detyrë më 6 gusht 2018. Por Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK, duke i kërkuar apelit të bënte hetim të plotë të pasurisë së prokurorit pasi kishte dyshime se në shkallën e parë të vetingut, nuk ishte bërë hetim i plotë.

Komisioneri po ashtu shpjegoi se kishte marrë dy denoncime që lidhen me dy nga pasuritë e prokurorit, një shtëpi në Tiranë dhe një shtëpi në Valbonë

Ky është anëtari i katërt i KLP, i cili shkarkohet nga KPA. Më herët janë shkarkuar Antoneta Sevdari, Gentian Osmani dhe Besnik Cani.

 

 

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme