KPA shkarkon anëtarin e KLP, Gentian Osmanin

KPA shkarkon anëtarin e KLP, Gentian Osmanin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorin Gentian Osmanin. Trupa gjykuese, e kryesuar nga Natasha Mulaj vendosi shkarkimin e prokurorit Osmani për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Osmani u konfimua në gusht të 2018 nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, por tre muaj më vonë, në nëntor, Komisioneri Publik me rekomandin të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit(ONM) apeloi vendimin duke kërkuar shkarkimin e tij.

Komisioneri Dariel Sina konstatoi se prokurori Gentian Osmani, nuk ka burime të mjaftueshme të të ardhurave për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 96 metra katrorë në Tiranë të kryer në vitin 2017. Gjithashtu sipas komisionirt, Osmani nuk arrin të justifikojë shpenzimet dhe kursimet në raport me të ardhurat për vitet 2011 deri 2013.

Ndërkohë disa ditë përpara vendimit,  ish deputeti i PD, Ervin Salianji depozitoi në KPA një audio përgjim të një komunikimi midis prokurorit Osmani me Alfred Alizotin. Sipas tij, prokurori Osmani duhej të shkarkohej për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Gentian Osmani ishte një prej prokurorëve që hetoi dosjen e ish-ministrit Tahiri dhe dosjen e përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me shkarkimin e prokurorit Osmani KLP mbetet me 10 anëtarë. Në këto kushte duhet që Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku të thërrasë mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, për të zgjedhur anëtarin e ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>