KPA shkarkon ish-drejtuesin e Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.

Nga Exit News
KPA shkarkon ish-drejtuesin e Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.

Kolegji i Posaçëm I Apelimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

Prokurori Bajrami u shkarkua në 14 shkurt 2019 nga  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të deklarimit të rremë dhe të pasaktë të burimeve për blerjen e një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarimin e dhurimeve prej 2.2 milionë lekësh në total nga baxhanaku i tij biznesmen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>