Ish- kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeleidi Hajro u shkarkua të martën pasi Kolegji i Posacëm të Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPK vendosi më 10 qershor 2019 të shkarkojë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, me argumentin se nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurisë.
Enkeledi Hajro ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës, ndërsa në vitin 2003 ka kaluar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.
Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në vitet 2008-2011 ka punuar si avokate shteti për çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Hajro ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit për ministrin e Drejtësisë (2011-2012) dhe ministrin e Brendshëm (2012-2013). Në vitin 2016, Hajro u zgjodh kryetare e Gjykatës së Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.