KPA shkarkon Kastriot Selitën, kreun e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë

KPA shkarkon Kastriot Selitën, kreun e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë

KPA ka vendosur të premten të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selitën, sipas një raporti paraprak nga Shqiptarja.com.

Selita u konfirmua në detyrë në qershor të 2019. KPK vendosi gjithashtu ta referojë Selitën në KLGJ lidhur me vendimin e dhënë prej tij për Bledar Valikajn; e konsideruar me mangësi profesionale për shkak se gjyqtari kishte disponuar me urdhërimin e KLP-së për emërimin si prokuror pa kërkesën e palës.

Pas konfirmimit nga KPK, ONM kërkoi në rekomandim rihapjen e hetimeve “që nuk u kryen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse nga KPK” për pjesën më të madhe të pasurive familjare si dhe për kriterin e profesionalizmit.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme