KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin Hasneziri

Nga Exit News
KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin Hasneziri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht gjyqtarin Luan Hasneziri.

KPA la në fuqi vendimin e shkallës së parë të vetingut, KPK e cila shkarkoi dy vite më parë gjyqtarin për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Sipas hetimit të KPK, gjyqtari nuk arrinte të dokumentonte burimin e ligjshëm për blerjen e një apartamenti.

Gjyqtari ankimoi vendimin por KPA vendosi ta lërë atë në fuqi duke e shkarkuar kështu atë përfundimisht nga detyra.

Hasneziri filloi karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe më pas në Vlorë. Ai është emëruar gjyqtar i Krimeve të Rënda në vitin 2005 dhe e mbajti këtë pozicion për gati 15 vite.  Hasneziri ishte gjithashtu një nga kandidatët në garë për Gjykatën Kushtetuese dhe aplikoi për një nga vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>