KPA shkarkon përfundimisht ish-drejtuesin e Prokurorisë Fier, Fatmir Lushi

Nga Exit News
KPA shkarkon përfundimisht ish-drejtuesin e Prokurorisë Fier, Fatmir Lushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi, i cili kundërshtonte vendimin e shkarkimit të tij nga KPK-ja dhe kërkonte rikthimin në punë.

Trupa e KPK-së, e përbërë nga Natasha Mulaj Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz vendosën të lënë në fuqi vendimin e KPK-së, sipas së cilit Lushi shkarkohej për probleme me pasurinë dhe figurën.

Ish-prokurori Lushi u shkarkua nga KPK-ja në mars 2019. Gjatë hetimit administrative KPK gjeti se Lushi dhe familja e tij nuk kishin burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një shtëpie në Elbasan.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e velrësoi Lushin si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, pasi në të paktën dy çështje, iu gjetën probleme me procedurat hetimore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>