KPA shtyn seancën për ish gjyqtarin Alaudin Malaj

Nga Exit News
KPA shtyn seancën për ish gjyqtarin Alaudin Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë të martën seancën për ish gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malaj.

Shkaku i shtyrjes ishte një raport mjekësor i gjyqtarit Malaj. Seanca e rradhës do të mbahet me 17 shkurt.

Më herët, Malaj kërkoi ndryshimin e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e cila po gjykon përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Ish gjyqtari Malaj ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të KPK-së për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.

Në 27 korrik 2020 Alaudin Malaj dha dorëheqjen gjatë procesit të kryerjes së rivlerësimit të figurës nga KPK që nga viti 2018.

Në 16 shtator, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Malajn pas dorëheqjes.

Alaudin Malaj është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu, Malaj ishte një nga 5 anëtarët e trupit gjykues që dhanë pafajësi për të gjithë anëtarët e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”. Madje në 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin ndaj 5 gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda, me kërkesë të ish-presidentit Bujar Nishani.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>