KPA shtyn seancën për kryetarin e Apelit administrativ, Kastriot Selita

Nga Exit News
KPA shtyn seancën për kryetarin e Apelit administrativ, Kastriot Selita

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu seancën për kryetarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e komisionerëve. Seanca e rradhës do të mbahet me 17 mars.

Selita u konfirmua në detyrë në qershor të 2019. KPK vendosi gjithashtu ta referojë Selitën në KLGJ lidhur me vendimin e dhënë prej tij për Bledar Valikajn; e konsideruar me mangësi profesionale për shkak se gjyqtari kishte disponuar me urdhërimin e KLP-së për emërimin si prokuror pa kërkesën e palës.

Pas konfirmimit nga KPK, ONM kërkoi në rekomandim rihapjen e hetimeve “që nuk u kryen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse nga KPK” për pjesën më të madhe të pasurive familjare si dhe për kriterin e profesionalizmit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>