KPA shtyn seancën për prokuroren dhe anëtaren e KLP Antoneta Sevdari

KPA shtyn seancën për prokuroren dhe anëtaren e KLP Antoneta Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi ta shtyjë për më 19 shkurt seancën për dhënien e vendimit për prokuroren dhe anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Antoneta Sevdari. Seanca dëgjimore në KPA për Sevdarin u zhvillua dje.

KPA-ja njoftoi se kishte marrë një denoncim të ri në lidhje me Sevdarin, ndaj seanca nevojitej të shtyhej, në mënyrë që Komisioneri Publik (KP) dhe zonja Sevdari të njiheshin me denoncimin.

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) e konfirmoi në detyrë Antoneta Sevdarin, më 18 korrik 2018, por KP-ja e apeloi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer një hetim i thellë për pasurinë e saj dhe të bashkëshortit.

Antoneta Sevdari u zgjodh anëtare e KLP-së në dhjetor 2018.

Në vitin 2015, prokurorja Sevdari pushoi hetimet ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe avokates së shtetit Alma Hiçka, të cilët u akuzuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre gjatë zgjidhjes me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>