KPA shtyn sërish seancën për gjyqtarin Edmond Islamaj

KPA shtyn sërish seancën për gjyqtarin Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) zhvilloi të martën seancën dëgjimore me anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj. Seanca zgjati vetëm pak minuta ku në përfundim kryetari i trupit gjykues, Luan Daci njoftoi se seanca do të shtyhej më 22 janar.

Arsyeja e shtyrjes ishte kërkesa e KPA-së për të marrë informacion nga sistemi TIMS për udhëtimet jashtë vendit të gjyqtarit Islamaj dhe shpenzimet e kryera.

Komisioneri Publik e apeloi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Islamaj në korrik të 2018. Komisioneri Publik u shpresh se “procesi i hetimit i Komisionit për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk është i plotë, ka mangësi dhe për rrjedhojë në gjendjen që janë aktet nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë së tij”.

Islamaj ka një karrierë të gjatë në gjyqësorin shqiptar.  Ai ka qenë gjyqtar në Shkallë të Parë në Durrës dhe Krujë, Kryetar i Gjykatës së Sarandës dhe Kavajës, Kryeinspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtar Apeli në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>