KPA vendos me 11 nëntor për Arjana Fullanin

Nga Exit News
KPA vendos me 11 nëntor për Arjana Fullanin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shpallë me 11 nëntor vendimin për përjashimin ose jo nga sistemi gjyqësor të ish anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.

Vendimi u mor gjatë seancës së sotme.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mos i hiqet statusi i magjistrates për 15 vite, siç ka vendosur KPK-ja.

Në vitin 2019, Arjana Fullani kërkoi ndërprerje të procesit të vetingut të saj pasi i kishte mbaruar statusi i anëtares së Gjykatës së Lartë dhe refuzoi të shkonte në gjykatë të Apelit. Pra ajo u dorëhoq nga çdo post në sistemin e drejtësisë.

Komisioni në vendimin e korrikut 2019 vendosi ndërprerjen e procesit dhe humbjen e të drejtës për të qënë pjesë e sistemit të drejtesisë për 15 vjet. Kjo me argumentin se Fullani ka dhënë dorëheqjen nga statusi i gjyqtares.

Fullani argumenton se ajo ka dhënë dorëheqjen para se të niste procesi i vetingut dhe kështu nuk duhet të penalizohet nga parashikimi i mësipërm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>