KPA vendos më 29 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj

Nga Exit News
KPA vendos më 29 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë më 29 korrik vendimin përfundimtar nëse Prokurori i Tiranës Besim Hajdarmataj do të vazhdojë të ushtrojnë detyrën pas kërkesës së Komisionerit Publik për shkarkimin e tij.

KPA zhvilloi të premten seancën për Hajdarmatajn ku palët shpalosën pretendimet e tyre.

Komisioneri Publik dhe ONM kërkuan shkarkimin e prokurorit mbi argumentat se ai nuk përmbush kriterin e profesionalizmit dhe të pasurisë.

Hajdarmataj kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë të vetingut që e konfirmoi atë në detyrë në tetor 2019.

Hajdarmataj u bë i njohur për publikun kur bashkë me prokurorë të tjerë, në vitin 2017 kërkuan arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për akuzën e trafikut të drogës.

Ai ka punuar për 22 vite si prokuror në Prokuroritë e Tropojës, Kurbinit,  Durrësit e Tiranës. Në vitin 2016, ai u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa kur kjo u shkri dhe u krijua SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e transferoi Hajdarmatajn në Prokurorinë e Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>