Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për prokurorin e Tiranës Kol Hysenaj.
Përmes një njoftimi për median, KPK sqaron se seanca e planifikuar për në 25 shtator, për të dhënë vendimin, është shtyrë pasi do të vazhdojnë hetimet për pasurinë e tij.
Siç Exit News ka shkuar më parë, KPK ka gjetur një sërë problemesh me pasurinë e prokurorit, i cili rezulton se krahasuar me vitin 2003, e ka 20-fishuar pasurinë e tij.
Exit News sjell më poshtë problemet e gjetura gjatë vetingut të Hysenajt:
Pasuria
Hysenaj ka nisur detyrën si prokuror në 1997, ndërsa deklarimet e para i ka kryer në vitin 2003. Ai ka shërbyer në prokurorinë e Lushnjes, Kavajës, Korçës, Tiranës.
Sipas deklarimeve të pasurisë të publikuara nga Reporter.al, nga viti 2003 deri në vitin 2017, pasuria e tij është rritur me mbi 20 herë.
Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve.
Pasuritë e patundshme me vlerë e 30.5 milionë lekëve. Automjete me vlerë 8.9 milionë lekë. Para në bankë me vlerë 1.3 milionë lekësh.
Në vitin 2016 ka blerë një truall dhe banese në qytetin e Korçës me vlerë 125 mijë euro, me burim të ardhurat ndër vite.
Në vitin 2011, prokurori Hysenaj deklaron blerjen e një toke me vlerë 11.2 milionë lekë në fshat si dhe ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 270 m2, për të cilën mungojnë të dhënat mbi koston e ndërtimit.
Gjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron disa herë shitblerje ose shkëmbime makinash, me kosto më të lartë sesa çmimi i blerjes.
Problemet e gjetura nga KPK në seancën dëgjimore të së premtes, të publikuara nga Reporter.al janë:
DSIK ka gjetur se Hysenaj ishte përfshirë në korrupsion; kishte kontakte me një avokat; kishte ndërhyrë në dosje dhe ndryshuar numra protokolli dokumentesh; dhe kishte kontakte me persona që ishin përfshirë në mashtrime me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
2 familje të ndryshme e kanë akuzuar se ka ndryshuar të dhënat e aksidentit, për të nxjerrë ata fajtorë ose për të shmangur pagesën e dëmshpërblimit nga punëdhënesi.
Ndërsa relatorja e çeshtjes Firdes Shuli ka gjetur dhe i ka kërkuar sqarime prokurorit për:
1 — Vendim i dyshimtë i Prokurorisë së Lezhës mbi pafajsinë e Hysenaj në një kasident me pasojë vdekjen e një personi
KPK gjeti dyshime mbi pafajësinë e Hysenaj në një aksident në Lezhë me pasojë vdekjen e një personi.
Sipas, prokurorisë së Lezhës aksidenti ka ndodhur për shkak se ka plasur goma e automjetit Golf2, dhe asnjë nga plët nuk ishte fajtore.
Sipas KPK-së, Hysenaj (i plagosur në aksident) po drejtonte një makinë për të cilën nuk kishte as leje përdorimi as dokmenta pronësie.
Sipas Hysenajt, mjeti i ishte marrë personit D.B. Por, KPK gjeti se ky person u bë pronbar i mjetit me targa të njejta disa muaj pas akasidentit. D.B kihste një makinë Benz 320, të vitit 1985, ndërsa në aksident ishte regjistruar makina Benz Avangarde e prodhuar në vitin 2007.
2 — Fshehje e kursimeve ndër vite
Hysenaj nuk kishte deklaruar asnjëherë kursime dhe as gjendjen cash edhe pse rezultonte që kishte tërhequr nga banka shuma të konsiderueshme, kështu ai:
Nuk justifikon dot rreth 13.6 milion lekë dhe maksimalisht një shumë prej 26 milion lekësh.
Nuk justifikon pasurinë e blerë në vitin 2011, për 11 milion lekë, një tokë në Bërxullë të Tiranës.
Nuk justifikon krijimin e kursimeve prej 18 milionë lekësh të krijuara nga shitja e një pasurie po tokë në Fikas për 135 mijë USD dhe një makine prej 22 mijë eurosh. Të ardhurat prej 135 mijë USD deklarohen si shpenzime ndër vite edhe më pas për blerjen e dy pasurive në Korçë në vitin 2016.
Nuk ka deklaruar blerjen e një garazhi të blerë për 1.9 milion lekë në godinat e ndërtuara nga Gjykata e Apelit.
Gjiithashtu KPK gjeti kryerjen e disa transaksioneve, shitje-blerje tokash dhe makinash të pajustifikuara, si:
Hysenaj ka blerë një makinë për 500 mijë lekë, disa herë më pak se sa vlera e regjistruar në doganë, madje edhe më lirë se sa pagesa e zhdoganimit të makinës. Si dhe dy vjet më vonë e ka shitur për 22 mijë euro. KPK gjeti se shitësi e ka blerë makinën në Gjermani për 21 mijë euro dhe ka paguare 560 mijë lekë doganën.
Hysenaj ka blerë 1 000 metër katrorë tokë në Fiksa për 390 mijë lekë, edhe pse shitësi e kishte blerë atë më herët për 1 milion lekë.
Në këtë tokë ishte ndërtuar një godinë një katëshe nga Hysenaj me sipërfaqe 71 m2, për një kosto 1.9 milionë lekë – bazuar në referencat e Entit të Banesave.
Ai e shiti tokën dhe ndërtesën 4 vjet më vonë për 135 mijë USD (14 milion lekë) biznesmenit Avni Ponari. Biznesmeni i ka dhënë 35 mijë euro pas nënshkrimit të kontratës dhe kalimit të shumës Hysenajt. Relatorja Shuli vuri në dyshim gjithë praktikën e këtij transaksioni.
Ajo theksoi se kontrata ishte e ndryshme nga deklarimet e bëra nga Hysenaj. Po ashtu ajo tha se pagesa e një kapari pasi ishte nënshkruar një kontratë shitjeje ishte e panevojshme.
Hysenaj ka shkëmbyer një makinë Benz, të blerë 15 mijë euro në vitin 2015 me një makinë Smart që shitësi e kishte blerë 800 euro.