25 gjykatës dhe prokurorë janë vetuar nga muaji janar deri në prill 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualikimit. Ndër to 24 vendime janë dhënë me unanimitet dhe 1 vendim me shumicë votash.
Sipas raportit të publikuar nga KPK ka konfirmuar 7 magjistratë, ndër ta 5 gjyqtarët dhe 2 prokurorë. KPK ka shkarkuar 7 magjistrantë, ndër ta 6 gjyqtarë dhe 1 prokuror. Ndërsa 11 hetime janë ndërprerë, 8 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 ndihmës ligjor.
KPK ka dhënë 6 vendime bazuar në një kriter dhe 8 vendime bazuar në të trija kriteret e rivlerësimit.
Sipas, ILDKPKI-së për 14 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 6 subjekte rivlerësimi dhe me probleme 8 prej tyre, ndërsa sipas KPK kanë rezultuar 7 subjekte pa probleme me pasurinë dhe 7 subjekte me probleme.
Nga raportet e DSIK-së për 8 subjekte rivlerësimi, ka rezultuar i papërshtatshëm për vijimin e detyrës vetëm 1 subjekt rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kulifikimit të gjithë rezultuan të përshtatshëm.