KPK konfirmon gjyqtaren e Kukësit, Alma Ahmeti

Nga Exit News
KPK konfirmon gjyqtaren e Kukësit, Alma Ahmeti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të hënën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit, Alma Ahmeti.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

KPK nuk gjeti probleme në të trija kriteret e vlerësimit për gjyqtaren. Sipas ILDKPI gjyqtarja ka bërë një deklarim të saktë të të ardhurave të saj si dhe e ka të justifikuar pasurinë e saj.

Në lidhje me profesionalitetin dhe figurën, KPK nuk gjeti probleme dhe organet përkatëse kishin hartuar raport pozitiv për gjyqtaren Ahmeti.

Ahmeti ka filluar karrierën në vitin 2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo është transferuar në vitin 2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2016 ajo është emëruar ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme