KPK konfirmon kryetarin e Prokurorisë së Apelit Tiranë

KPK konfirmon kryetarin e Prokurorisë së Apelit Tiranë

Komsioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë kryetarin e Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Dy javë më herët, KPK e shtyu vendimin për prokurorin Peka për arsye ende të paqarta. Vendimin e sotëm e dha trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Sipas ILDKPI, zoti Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, kishte burime të ligjshme, nuk kishte fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe nuk kishte konflikt interesi.

Megjithatë, gjatë seancës dëgjimore komisioni i vetingut hodhi dyshime për kontrata të sajuara, përdorim të papërshtatshëm të parave të një kredie të butë, dhe për blerjen e një makine me çmim të sajuar.

Gjithashtu, KPK konstatoi probleme edhe në aspektin profesional, duke nxjerr në pah se si kryetar i Prokurorisë së Apelit Tiranë, zoti Peka nuk mori masa ndaj një prokurori, i cili nuk kishte dërguar një çështje në Gjykatën e Lartë.

Komisioni ngriti dyshime edhe për ligjshmërinë e emërimit nga ana e Pekës të një punonjësi të administratës së prokurorisë, ia cili nuk kishte qenë në detyrë për disa muaj.

Pavarësisht këtyre problematikave, KPK e konfirmoi në detyrë zotin Dritan Peka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>