
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ Tiranë, Altina Nasufi.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.
Komisioni gjeti probleme më deklarimin e pasurisë së gjyqtares, por hodhi poshtë raportin negativ të DSIK për të.
Altina Nasufi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Dibrës, ku e ushtroi funksionin për një dekadë. Në vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.