Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren në Apelin e Shkodrës, Vojsava Osmanaj.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.
Komisioni evidentoi mungesë të burimeve financiare të prindërve të Osmanajt për një pjesë të vogël të një huaje në vlerën totale 1 milionë lekë që i kanë dhënë të bijës për blerjen e një apartamenti si dhe të bashkëshortit për blerjen e një autoveture.
Gjatë seancës, gjyqtarja deklatroi se prindërit e saj kishin patur të ardhura të mjaftuefshme për të dhënë huanë prej 1 milionë lekësh.
Në lidhje me blerjen e veturës KPK konstatoi pamundësi financiare të bashkëshortit të gjyqtares Osmanaj për blerjen e një autoveture tip Benz në vitin 2017 kundrejt vlerës 8700 euro.
Në lidhje me pastërtinë e figurës dhe profesionalitetin, gjyqtarja u vlerësua pozitivisht.
Vojsava Osmanaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Korçës.Gjatë viteve 2013-2016, Osmanaj ka punuar si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës