Gjyqtarja Etleva Deda kaloi sot vettingun. Ajo është gjyqtare pranë e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Trupa gjykuese e kryesuar me Genta Tafa Bungo dhe anëtarët Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia vendosën se gjyqtarja nuk ka problem në asnjë prej tre shtyllave të vlerësimit, pasurisë, kontrollit të figurës, dhe profesionalizmit.
Etleva Deda u emërua në vitin 2011, pas përfundimit të magjistraturës, si gjyqtare pranë Krimeve të Rënda Tiranë.