Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë sot ish drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.
Vendimi u dha nga trupa e përbërë prej Brunilda Bekteshit, Suela Zhegut dhe Roland Ilias.
Siç kemi shkruar dhe në një artikull të mëparshëm KPK nuk konstatoi probleme në tre kriteret e rivlerësimit përkatësisht: pasurinë, aftësinë profesionale dhe figurën.
Në lidhje me pasurinë ILDKPI hartoi raport pozitiv për prokurorin Hajdarmataj. Gjithashtu dhe KPK mbas hetimit konkludoi se zoti Hajdarmataj justifikonte pasurinë.
Në lidhje me kriterin e figurës DSIK e konsideroi të përshtatshëm, ndërsa për profesionalitetin Prokuroria e Përgjitshme e vlerësoi me ‘shumë mirë’.
Përsa i përket denoncimeve ndaj prokurorit Hajdarmataj, KPK i rrëzoi ato si të pabaza.