Komisioni i Posacëm i Kualifikimit (KPK) konfirmoi sot në detyrë drejtuesen e Prokurororisë së Durrësit, dhe kandidaten për SPAK Anita Jella.
Më 4 tetor, KPK shtyu seancën dëgjimore për kandidaten për SPAK Anita Jella. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që i dorëzoi Komisionit, disa dokumente të reja në lidhje me prokuroren Jella.
Në korrik 2019, KLP e renditit Zonjën Jella të 14 në listën e prokurorëve kandidatë për SPAK. Ndërsa, më 9 maj 2018, Arta Marku e emëroi përkohësisht në krye të prokurorisë Durrës Anita Jellën, në vend të Donika Prelës.