Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Gjatë seancës dëgjimore, Imeraj u përball rreth 5 orë me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs.
Jacobs e akuzoi prokuroren për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.
Jacobs pohoi se kryeprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’ ndikimin të paligjshëm në proces.
Jacobs e akuzoi Imerajn se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij.
Ai veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.
Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore.
Imeraj i kundërshtoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.