KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë prokuroren e Tiranës, Lindita Ziguri.

Vendimi u nga nga trupa gjykuese e përbër nga Olsi Komici, Xhensila Pinen dhe Valbona Sanxhaktarin.

Komisioni konstatoi probleme në lidhje me një huadhënie për blerjen e një apartamenti në vitin 2008. Komisioni pohoi se huadhënësi nuk ka patur mundësi për të dhënë huanë 5000 euro drejt prokurores Ziguri.

Gjithashtu Komisioni konstatoi dhe balanca negative në vlerën 998 mijë lekë.

Komisioni evidentoi mosdeklarimin në vite të posedimit nëpërmjet huapërdorjes pa shpërblim të një apartamenti 2+1, me sipërfaqe 137 m2 në Tiranë.

Ziguri u vlerësua pozitivisht te figura dhe profesionalizmi.

Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme