KPK konfirmon në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK) konfirmoi në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo).

Vendimi u dha nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Gjatë hetimi KPK gjeti një diferencë të madhe mes të ardhurave të deklaruara të bashkëshortit dhe të ardhurave për të cilat Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Tatimet konfirmonte pagesën e detyrimeve tatimore.

Ndërkohë për profesionalitetin dhe figurën, prokuroja Osmani (Xhengo) u vlerësua pozitivisht.

Enkeleda Osmani (Xhengo) ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon si prokurore në Prokurorinë e Durrësit prej gati 15 vitesh. Në vitin 2019, Osmani kandidoi për në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), por nuk arriti të përzgjidhej.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>