KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini, kandidat për SPAK

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini, kandidat për SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini.

Anton Martini është dhe kandidat për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Anti Korrupsion, SPAK.

Vendimi u mor nga Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

KPK rihapi dy ditë më parë hetimet për zotin Martini pas një denoncimi nga një qytetar, i cili pretendonte se  prokurori Martini, në kohën kur ka qënë drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër, i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve.

Nga hetimet e KPK-së, rezultoi se zëvendësimet e prokurorëve në 13 dosjet e marra për shqyrtim 10 prej tyre i kanë kaluar të njëjtit prokuror.

Prokurori Martini ka qënë prokurori i disa dosjeve të rëndësishme.

Anton Martini është prokurori që ngriti akuzat e rënda për tradhëti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore kundër Dritan Zaganit dhe që urdhëroi arrestimin e tij. Me anë të akuzave të sajuara të ngritura nga Martini, Dritan Zagani u mbajt për disa muaj i burgosur, por më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda i hodhi poshtë akuzat e Martinit duke e reduktuar çështjen në shpërdorim detyre dhe duke ja kaluar hetimet Prokurorisë së Fierit.

Rasti tjetër i debatueshëm i Anton Martinit ka qenë hetimi për mbi gjashtë muaj i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunim me grupe kriminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë hetim, Martini në mënyrë të pashpjegueshme nuk përfshiu si provë një sërë përgjimesh të bisedimeve telefonike ndërmjet Dakos dhe elementëve kriminalë, ku diskutoheshin favoret që Dako do t’ju ofronte kriminelëve me kontrata dhe fonde publike në shkëmbim të sigurimit nga ana e tyre të votave në favor të PS-së. Ky veprim i Martinit, praktikisht e shkatërroi hetimin ndaj Dakos dhe hetimi vazhdon të mbetet i bllokuar.

2 komente

  1. Emrah 29 Janar, 2020 në 7:24 pm

    S do kete nje.prokuror tjeter me te paafte profesionalisht se ky…
    Aah, e.konkuron dhe z.Vat Staka, ne SPAK😂😂😂

  2. nje ish-Gazetar i gazetes Panorama 5 Mars, 2020 në 10:09 am

    Ky prokurori Anton Martini ka nxjerre sekrete profesionale nga Prokuroria e Krimeve te Renda per llogari te Gazetares Klodiana Lala, e per kete ka dhe disa Kolege e ish-Kolege qe e thone pre 3 vitesh kete gje. Perse VETTING_u nuk hetoi me shume per kete prokuror gjysmak profesionalisht, sherbetor i Mediave shpifse dhe i anti-Ligj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme