KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës , Albert Demirneli

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës , Albert Demirneli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë së Tiranës, Albert Demirneli.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Prokurori Demirneli nuk ju gjetën probleme në të kriteret e rivlerësimit. KPK pyeti  Demirnelin se pse kishte përfituar statusin e të pastrehut ndërkohë që rezultonte pronar de jure në masën 1/6 në një apartament në qytetin e Burrelit.

Ai arriti të bindte KPK  kishte hequr dorë nga kjo pronësi që nga viti 1993 pasi ishte zhvendosur në Tiranë si student.

Prokurori Albert Demirneli ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe punon prej gati dy dekadash në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë edhe pozicionin e zv.prokurorit të rrethit gjyqësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>