KPK konfirmon në detyrë zëvendës kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë zëvendës kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë zëvendës kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

KPK konstatoi probleme me saktësinë e deklarimit të pasurisë së gjyqtarit Çomo si dhe ngriti dyshime për fiktivitet në një kontratë sipërmarrje për një apartament banimi.

Sipas Komisionit, Çomo kishte deklaruar në vitin 2017 se kishte përfituar me kontratë dhurimi të vitit 2012 një apartament me sipërfaqe 122.5 m2 në Tiranë, ndërsa në vitin 2003 kishte përfituar nga trashëgimia.Apartamentit ishte deklaruar me shumën 7 milionë lekë. Komisioni deklaroi se gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e krijimit të kësaj pasurie dhe as një kontratë porosie të vitit 1999.

KPK ka gjetur probleme edhe në deklarimet për blerjen e një automjeti, pasi e ka blerë tjetër në vitin 2005 me çmimin 9025 euro ndërsa  ka deklaruar shumën 7800 euro, si çmim.

Në vitin 2013, Komisioni konstatoi balancë negative në vlerën 555 mijë lekë për blerjen e autoveturës tip Benz dhe kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 KPK  gjeti një balancë negative në vlerën 7 milionë lekë.

Në lidhje me figurën DSIK hartoi një raport negativ për gjyqtarin por KPK e hodhi poshtë me argumentin se është i pabazuar.

Në lidhje me profesionalitetin, gjyqtari Çomo u vlerësua pozitivisht.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zëvendës kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, ai u zgjodh anëtar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – detyrë që e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>